Telegrafi

Regjistrohet një rast me sëmundje të fruthit te migrantët në Gjevgjeli

Njësia epidemiologjike e spitalit të përgjithshëm të Gjevgjelisë, gjatë kontrollit të refugjatëve në qendrën tranzite, ka regjistruar një rast të një refugjati të sëmurë nga fruthi, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Epidemiologët diagnostifikuan praninë e fruthit te një tre vjeçare nga Afganistani, e cila menjëherë është trajtuar nga mjekët, sipas standardeve mjekësore për raste të këtilla.

Gjatë kontrollit të sotëm në këtë qendër tranzite, është konstatuar se higjiena mbahet rregullisht dhe se është në nivel të kënaqshëm, ndërkaq është kryer edhe dezinfektim i një hapësire prej 1250 metër katrorësh. Momentalisht në Gjevgjeli ka 100 migrantë, ndërkaq në tendën e jashtme të pranimit ka rreth 153 migrantë të cilët e kanë kaluar kufirin ilegalisht. Më pastaj, këta migrantë kthehen në Idomeni./Telegrafi/