Një rast i rrallë i lisë së majmunit është diagnostikuar në një pacient në Angli, tha në një deklaratë të shtunën Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas CNN, përcjell Telegrafi, lija e majmunëve është një infeksion i rrallë viral që nuk përhapet lehtësisht midis njerëzve, tha agjencia, duke e cilësuar rrezikun e përgjithshëm për publikun e gjerë si “shumë të ulët”.
“Infeksioni mund të përhapet kur dikush është në kontakt të ngushtë me një person të infektuar; megjithatë, ekziston një rrezik shumë i ulët i transmetimit në popullatën e përgjithshme”, thuhet në deklaratë.
Pacienti besohet të ketë kontraktuar infeksionin në Nigeri, tha UKHSA, përpara se të kthehej kohëve të fundit në Mbretërinë e Bashkuar.
Siç bëhet e ditur, pacienti po merr trajtim në Londër në njësinë e ekspertëve të sëmundjeve infektive dhe izolimit. /Telegrafi/