Telegrafi

Regjistrohet momenti i frikshëm, dallgët gjigante ‘tundën’ anijen norvegjeze si të ishte prej letre

Një anije me 400 pasagjerë që po lundronte 260 kilometra larg bregut perëndimor të Danimarkës dhe 249 kilometra larg bregut lindor të Britanisë, u përballë me valë të frikshme të mëdha gjatë ekspeditës.

Videot e shumta të kësaj ekspedite të raportuara nga mediet e huaja tregonin se si dallgët e fuqishme e lëviznin anijen sikur të ishte prej letre, transmeton Telegrafi.

Një grua amerikane e cila ishte në bord tha se kishte përjetuar 20 minuta të frikshme duke menduar se do të vdiste kur anija u godit nga vala masive.

Anija luksoze e lundrimit, filloi një ekspeditë 14 ditore nga Tilbury i Britanisë më 9 dhjetor dhe do të kthehej në port më 23 dhjetor.

Elizabeth Lawrence, e cila punon në Apple në Silicon Valley, dhe ishte në bordin e anijes norvegjeze të lundrimit dhe tregoi se sa afër ishin të mbyteshin.

“Do të jem e sinqertë, për 20 minuta dje mendova se anija do të mund të përmbysej, po rrotullohej aq shumë se nuk e kishim idenë se çfarë kishte ndodhur”, tregoi ajo përvojën e saj në X.

Imazhe të tjera të cilat u siguruan nga DailyMail tregonin si dallgët e mëdha kishin arritur të thyenin xhamat e një dyqani brenda në anije dhe produktet kishin mbetur të shpërndara në dysheme. /Telegrafi/