Tërmet prej 2,7 shkallëve sipas Rihteritt është ndjerë në Shkup. Sipas Qendrës Evropiane Seizmologjike, tërmeti ka ndodhur rreth orës 11:14 në 50 kilometra në perëndim të Shkupit, me thellësi deri 5 kilometra, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ky është tërmeti i tretë në ditët e fundit në Maqedoni. Dy tërmetet tjera kanë ndhodhur të enjten, njëri me 1,9 shkallë dhe tjetri 2,1 shkallë sipas Rihterit./Telegrafi/