Site icon Telegrafi

Regjistrohen zjarrvënie në rajonin e Kriva Pallankës

Rajoni i Kriva Pallankës është kapluar nga zjarret, me ç’rast janë djegur rreth 50 hektarë pyje, ndërkaq është dashur intervenim disa ditorë nga Njësia e zjarrfikësve për të lokalizuar zjarret dhe për t’i shuar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas Njësisë territoriale të zjarrfikësve të Kriva Pallankës, Që nga 1 prilli e këndej, janë djegur rreth 100 hektarë pyje, ndërkaq vetëm në dy rastet e fundit janë djegur mbi 50 hektarë pyje. Sipas tyre, karakteristikë e rasteve është se zjarret janë vënë në të njëjtën kohë dhe në disa lokacione të cilat bashkohen gjatë djegies.

Në këto zjarre janë djegur, pisha, akaci, bar i thatë dhe kullota. Dënimet për vënie zjarresh në hapësira arrijnë nga 2000 deri në 3000 euro, varësisht nga rregullativa dhe dëmi i shkaktuar./Telegrafi/

Exit mobile version