Ministria e Shëndetësisë informon se sot Instituti për Shëndet Publik regjistroi 8 pacientë të shëruar: Shkup-7 dhe Prilep-1, njofton Telegrafi Maqedoni.
Një paciente nga Kumanova (60 vjeç), e shtruar në spital më 27 prill, ndërroi jetë në Klinikën për Sëmundje Infektive. Një pacient nga Struga (59 vjeç), i pranuar në 16 maj dhe një pacient nga Shkupi (51 vjeç) i shtruar në spital në 4 maj, ndërruan jetë në spitalin “8 Shtatori”.
Në 24 orët e kaluara, janë kryer 286 teste, ndërsa janë regjistruar 25 raste të reja me Covid-19: Shkup-16, Tetovë-4, Strugë-1, Veles-2 dhe Ohër-2.
Numri i përgjithshëm të diagnostikuarve me coronavirus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 1.817 persona./Telegrafi/