Site icon Telegrafi

Regjistrohen tre raste të reja me Kollë të mirë në RMV

Tri raste të reja me kollë të mirë janë regjistruar këtë javë, 2 në Shkup dhe një në Kratovë.

Dy prej rasteve janë nën moshën 1 vjeç, të pavaksinuar dhe një mbi 50 vjeç me status të panjohur vaksinimi, bëjnë të ditur Instituti i Shëndetit Publik dhe se dy janë shtruar në spital.

Këtë vit janë regjistruar 1154 persona me kollë të mirë.

Numri më i madh i të sëmurëve, 70,5 për qind, janë regjistruar në territorin e Shkupit, ndërsa pacientë janë regjistruar edhe në 22 qytete të tjera në Maqedoni.

Nga numri i përgjithshëm i regjistruar, pak mbi 60 për qind nuk ishin të vaksinuar, nuk ishin të vaksinuar plotësisht sipas moshës ose nuk ka asnjë provë vaksinimi, thuhet në raportin e Institutit të Shëndetit Publik.

Exit mobile version