Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), në tregtinë me pakicë në prill të këtij viti, krahasuar me prillin e vitit të kaluar, janë regjistruar rënie dhe ngritje, njofton Telegrafi Maqedoni.
Rritje është shënuar në tregtinë me pakicë të ushqimeve, pijeve dhe duhanit (0.6%), si edhe me derivate të automjeteve (6.9%). Rënie e tregtisë është regjistruar në prodhimet joushqyese, përveç derivateve (11.5%), si edhe tregtisë me pakicë, përveç tregtisë me derivate (7.1%)./Telegrafi/