Site icon Telegrafi

Regjistrohen numra rekord me coronavirus në të gjithë Evropën

Numra rekord të rasteve të coronavirusit po vazhdojnë të njoftohen në Evropë, ndërsa kontinenti lufton me një valë të re të infeksionesh.

Italia, dikur epiqendra globale e pandemisë, ka raportuar 7,332 infeksione të reja – rritja më e lartë ditore e regjistruar.

Rumania gjithashtu ka shtuar një numër rekord të 4,016 rasteve në numërimin e saj, raporton BBC.

Dhe siç kemi raportuar më parë, rekordet janë thyer sot në Rusi, Slloveni, Kroaci dhe Bosnjë-Hercegovinë. Ndërkohë 11.970 raste të reja janë raportuar në Spanjë.

Megjithëse nuk është një rekord, ajo vjen prej Spanjës vazhdon të raportojë numrin më të lartë të infeksioneve në Evropë – aktualisht mbi 908 mijë, sipas Universitetit Johns Hopkins. /Telegrafi/

Exit mobile version