Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 3.143 testime dhe janë regjistruar 1.039 raste të reja.
Prej rasteve të reja gjysma janë në Shkup me 546 raste, Kumanova 38, Shtipi 27, Prilepi 83, Tetovë 30, Strugë 24, Veles, 25, Manastir 41, Ohër 32, Kavadar 18, Gostivar 48, Gjevgjeli 14, Kërçovë 28 etj.
Sot Instituti për Shëndet Publik regjistroi 998 pacientë të shëruar dhe 15 të vdekur, prej të cilëve gjashtë janë nga Prilepi, një nga Shkupi, një nga Dibra, një nga Velesi, një nga Manastiri, një nga Kavadari, një nga Demir Hisari, një nga Sveti Nikole, një nga Kërçova dhe një nga Resnja.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni me COVID-19 janë diagnostifikuar 56.164, prej të cilëve 33.892 janë shëruar dhe 1.561 kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 20.711 raste aktive me coronavirus./Telegrafi/