Gjashtë raste të reja të fruthit janë regjistruar nga institucionet shëndetësore. Pesë nga të prekurit me sëmundjen e fruthit janë fëmijë, ndërsa një është i rritur. Asnjëri prej fëmijëve të prekur nuk është i vaksinuar.
Nga Ministria e Shëndetësisë sot përmes një konference për shtyp thanë se gjendja është serioze dhe se për momentin do të ndërmarrin masat të cilat i posedojnë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, tha se do të shpallet gjendje epidemi në rajonin e Bashkinë e Shkupit dhe i ftoi të gjithë prindërit që t’i vaksinojnë fëmijët.
Gjendja e epidemisë është shpallur pasi sëmundja e fruthit përveç në Butel ka filluar të përhapet edhe në Gazi Babë, Çair dhe Shuto Orizare.
Ndryshe, të dhënat e fundit të Qendrës për shëndet publik tregojnë se gjithsej 15 mijë fëmijë të moshës deri 14-vjeçare nuk janë të vaksinuar./Telegrafi/