Telegrafi

Regjistrohen edhe dy persona me zgjebe në kampin e Tabanocit

Numri vijues i refugjatëve dhe emigrantëve ekonomik në qendrën transit Tabanocë ende e tejkalon kapacitetin në dispozicion, njofton Qendra Rajonale për menaxhim me kriza, me regjistrim gjithsej 483 refugjatë nga Afganistani, 386 refugjatë nga Siria, 92 nga Iraku, dhe gjashtë emigrant ekonomik nga Maroku, dy nga Eritrea, një person nga Tunizia dhe Libia, 21 nga Irani, 11 nga Algjeria dhe 7 emigrant ekonomik nga Pakistani, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave kufitare RCUK në kufi me Serbinë, numri i refugjatëve mbi dhjetë ditë ku janë të vendosur në tenda është 339 persona. Janë regjistruar dy raste të reja të zgjebes, sëmundjeve të lëkurës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të njerëzve të infektuar në tetë raste. Janë dezinfektuar dhe janë eksportuar nga tenda në një tendë të pastër. /Telegrafi/