Site icon Telegrafi

Regjistrohen edhe 156 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1227 teste për coronavirus, ndërsa 156 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre 100 janë nga Shkupi, 11 nga Kumanova, 19 nga Tetova, 1 nga Dibra, 6 nga Shtipi, 1 nga Prilepi, 2 nga Struga, 6 nga Velesi, 3 nga Koçani dhe nga 1 në Manastir, Ohër, Kavadar, Gostivar, Gjevgjeli, Kratovë dhe Shën Nikollë.

Si pasojë e coronavirusit kanë ndërruar jetë edhe gjashtë pacientë.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 27 pacientë të shëruar. Prej tyre 10 janë nga Shkupi, 10 nga Tetova, 3 nga Shtipi, 2 nga Negotina dhe nga një në Veles dhe Manastir.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 4820, prej të cilëve 1863 janë shëruar, ndërsa 222 kanë ndërruar jetë./Telegrafi/

Exit mobile version