Një tërmet prej 4.3 shkallë Rihter është ndjerë në një zonë prej 110 kilometrave në perëndim të Shkupit, respektivisht në Republikën e Shqipërisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas të dhënave të deritanishme të Observatoriumit seizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup, tërmeti është ndjerë në rajonin e Dibrës dhe Gostivarit.
Dridhejt janë ndjerë edhe në Kërçovë, Tetovë, Ohër dhe Manastir./Telegrafi/