Seri e tërmeteve në rajonin e Prespës dhe Ohrit janë regjistruar mbrëmë nga Fakulteti Matematiko-Natyror në Shkup.
Epiqendra e tërmeteve ka qenë 85 kilometra në jugperëndim të Shkupit, me origjinë nga rajoni i Debërcës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Dy nga këto tërmete janë regjistruar 50 dhe 59 minuta pas mesnate me fuqi prej 3 shkallëve të Rihterit.
Dridhjet nga tërmetet janë ndjerë edhe në Ohër, Strugë dhe Kërçovë./Telegrafi/