Telegrafi

Regjistrohen deputetët e PDK-së

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët kanë fituar votat e mjaftueshme për t’u bërë pjesë e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës janë regjistruar sot.

Këtë e ka bërë të ditur, deputeti i rizgjedhur i PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili përmes një fotografie të shpërndarë në rrjetet sociale ka bërë të ditur se kanë përfunduar tashmë regjistrimin, transmeton Telegrafi.

“Sot, së bashku me kolegët deputetë të zgjedhur të PDK-së dhe kryetarin Kadri Veseli bëmë regjistrimin si deputetë të legjislaturës së shtatë. Faleminderit nga zemra të gjithë qytetarëve që më kanë dhënë besimin për të gjashtën herë, përgjatë rrugëtimit tim në politikë. Do të punojë pa u ndalur për përfaqësimin e interesit të qytetarëve dhe rritjen e mirëqenies për secilin”, ka shkruar Hoxhaj.

PDK në legjislaturën e shtatë do të përfaqësohet nga: Kadri Veseli, Uran Ismaili, Mërgim Lushtaku, Ferat Shala, Elmi Reçica, Bedri Hamza, Abelard Tahiri, Kujtim Gashi, Bajrush Xhemaili, Enver Hoxhaj, Memli Krasniqi, Hajredin Kuçi, Bekim Haxhiu, Sejdi Hoxha, Fatmir Xhelili, Eliza Hoxha, Gazmend Bytyçi, Ariana Musliu Shoshi, Ganimete Musliu, Evgjeni Thaçi Dragusha, Blerta Deliu Kodra, Besa Ismaili Ahmeti, Floretë Zejnullahu.

Ndryshe, kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka paralajmëruar se do të jenë opozitë e fuqishme./Telegrafi/