Në Kuvendin e Kosovës sot ka filluar regjistrimi i deputetëve të cilët kanë fituar vota të mjaftueshme që të jenë pjesë e legjislaturës së shtatë.
Regjistrimin e kanë përfunduar disa nga deputetët, në mesin e tyre edhe Haxhi Avdyli, deputet i zgjedhur i LDK-së.
Ai përmes një shkrimi të bërë në Facebook ka bërë të ditur se është i gatshëm për të filluar punën, transmeton Telegrafi.
“Prizren, Suharekë, Istog, pas regjistrimit si deputetë. Tani edhe 2 javë ndajnë, kur Kuvendi fillon me punën, ku na presin sfida të mëdha. Jemi zgjedhur për të gjetur zgjidhje për sfidat dhe për ti dhënë udhë proceseve”, ka shkruar ai sipër fotografisë me tre deputetët tjerë të LDK-së, Ardian Shala, Shkëmb Manaj dhe Ilir Ferati.
Avdyli ka thënë se është optimist në tejkalimin e çdo pengese, drejt suksesit.
Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë e dyta në zgjedhjet parlamentare të cilat janë mbajtur më 6 tetor, në legjislaturën e shtatë kjo parti do t’i ketë 28 deputetë./Telegrafi/