Lidhur me masën për mbajtjen e maskave mbrojtëse, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 899 shkelje.
“Gjatë ditës së djeshme (21/22.10.2020) në territorin e Republikës së Maqedonisë të Veriut në lidhje me mbajtjen e maskave mbrojtëse, janë regjistruar 899 shkelje”, thonë nga MPB.
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) u bën apel qytetarëve që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria për përballje me Covid-19./Telegrafi/