Site icon Telegrafi

Regjistrohen 72 raste me kollën e keqe në Maqedoni

Në javën e fundit janë regjistruar 72 raste të reja me kollën e keqe, apo 67% më shumë krahasuar me javën paraprake. Numri më i madh apo 58, janë në Shkup. Mosha e të prekurve është nga 0-44 vjet, ndërsa numri më i madh janë të grupmoshës 10-14 vjet. Ndërkohë autoritetet vazhdojnë të mos jenë të kënaqur me numrin e të vaksinuarve. Ata sot nënshkruan deklaratë për mbështetjen e vaksinimit.

“Me nënshkrimin e këtij dokumenti të gjithë ne si institucione relevante dërgojmë porosi të përbashkët te prindërit, për rëndësinë e vaksinimit si një masë e dëshmuar shkencore më efikase për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse”, tha Kalina Stardelova, Kryetare e Odës së Mjekëve.

“Çdo deklaratë, duhet të ndiqet dhe të shihet qartë se çfarë dhe kush qëndron mbrapa fushatave antivaksinë. Nuk e di cila është mundësia ligjore që të sulmohen ata, por nëse ka nevojë do të ndikojmë edhe në ndryshim ose plotësim të normave ligjore, me të cilat do të dënoheshin njerëzit që bëjnë fushatë kundër vaksinave”, u shpreh Ilir Demiri, Ministër i Shëndetësisë. /Alsat.mk

Exit mobile version