Telegrafi

Regjistrohen 641 pacientë të shëruar nga coronavirusi në Maqedoni

Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 641 pacientë të shëruar nga coronavirusi, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në Shkupi-248, Kumanovë-31, Dibër-8, Shtip-26, Prilep-35, Tetovë-34, Veles-33, Manastir-28, Ohër-1, Kavadar-25, Gostivar-44, Gjevgjeli-13, Strumicë-32, Kriva Pallankë-5, Radovish-6, Krushev-1, Koçan-8, Probishtip-2, Makedonski Brod-1, Vallandov-2, Vinicë-15, Kratov-1, Sveti Nikollë-14, Kërçovë-7, Resnjë-6 dhe Negotinë-15.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikusrve me coronavirus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 75.597, numri i pacientëve të shëruar është 51.493, numri i vdekjeve është 2.194, ndërsa numri i rasteve aktive është 21.910./Telegrafi/