Nga MPB informojnë se dje janë regjistruar 614 shkelje të masës për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.
“Gjatë ditës së djeshme (23/24.12.2020) në territorin e Maqedonisë së Veriut, në lidhje me masën për bartjen e maskës mbrojtëse, janë regjistruar 614 shkelje”, informojnë nga MPB.
Nga atje u bëjnë apel qytetarëve që të respektojnë masat dhe protokollet e qeverisë për ballafaqim me coronavirusin./Telegrafi/