Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë regjistruar edhe 6 viktima dhe 2,033 raste të reja me coronavirus në Kosovë.
Ndërkaq janë shëruar 3,329 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 172,044.
Në total numri i rasteve aktive është 32,906.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 4,022 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,781,110 doza të vaksinës.
Deri më sot 805,802 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 81,020 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Në Kosovë të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat nga mosha 12-vjeçare.
Ndërkaq, personat nga mosha 18-vjeçare, që janë imunizuar me dy dozat e vaksinës para tre muajsh, mund të imunizohen edhe me dozën përforcuese apo atë të tretë./Telegrafi/