MPB informon se dje janë gjobitur 568 persona për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.
“Gjatë ditës së djeshme (15/16.11.2020) në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në lidhje me masën për bartjen e maskës mbrojtëse, janë regjistruar 568 shkelje”, thonë nga MPB.
Nga MPB u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat dhe protokollet e qeverisë për ballafaqim me coronavirusin./Telegrafi/