Telegrafi

Regjistrohen 53 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në RMV informon se në 24 orët e fundit janë bërë 546 testime për coronavirus, ndërsa 53 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre 22 janë në Shkup, ndërsa 16 janë riinfektime.

Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë pacient i vdekur.

Kurse ISHP ka regjistruar 103 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 shkon në 342.519, prej të cilëve 332.442 janë shëruar, ndërsa 9.527 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (23 shtator) është 570./Telegrafi/