Telegrafi

Regjistrohen 450 pacientë të shëruar nga coronavirusi në Maqedoni

Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 450 pacientë të shëruar nga coronavirusi, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në Shkup-154, Dibër-15, Shtip-32, Prilep-32, Tetovë-18, Strugë-16, Veles-27, Manastir-34, Kavadar-23, Gostivar-17, Gjevgjeli-11, Strumicë-14, Kriva Pallankë-4, Radovish-6, Koçan-1, Probishtip-5, Makedonski Brod-2, Vallandov-1, Vinicë-3, Kratov-1, Sveti Nikollë-6, Kërçovë- 8, Resnjë-1 dhe Negotinë-19.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me coronavirus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 82.794, numri i pacientëve të shëruar është 60.706, numri i vdekjeve është 2.488, ndërsa numri i rasteve aktive është 19.600./Telegrafi/