Site icon Telegrafi

Regjistrohen 445 shkelje të masës për mosmbatje të maskës mbrojtëse në Maqedoni

Gjatë natës së kaluar janë regjistruar 445 shkelje të masës për mbajtjen e obligueshme të maskës mbrojtëse, informojnë nga MPB.

“Gjatë 24 orëve të kaluara (23/24.08.2020) në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në lidhje me masën për mosmbajtjen e maskës mbrojtëse, janë regjistruar 445 kundërvajtje”, thonë nga MPB.

Ministria e Brendshme u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria për t’u ballafaquar me Covid-19./Telegrafi/

Exit mobile version