Javën e kaluar, nga 8 deri më 14 janar, në Maqedoni janë regjistruar 428 raste të reja të personave të prekur nga gripi, që nënkupton rritje prej 74 për qind në krahasim me javën paraprake, nga 1 deri më 7 janari, kur ishin regjistruar 264 persona, thuhet në raportin e Institutit për shëndet publik të Maqedonisë.
Nga ISHP theksojnë se në krahasim me sezonin e kaluar kur janë regjistruar 5.475 raste, ekziston zvogëlim i konsiderueshëm i numrit të rasteve gjatë javës së dytë./Telegrafi/