Telegrafi

Regjistrohen 421 pacientë të shëruar nga COVID-19 në Maqedoni

Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 421 pacientë të shëruar nga COVID-19, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në Shkup-199, Kumanovë-18, Shtip-15, Prilep-25, Tetovë-25, Strugë-6, Veles-11, Manastir-7, Ohër-14, Kavadar-15, Gostivar-11, Gjevgjeli-16, Strumicë-26, Radovish-5, Krushevë-1, Koçan-1, Probishtip-2, Makedonski Brod-1, Berovë-4, Vallandovë-1, Sveti Nikollë-7, Kërçovë-7 , Negotin-4.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve nga coronavirusi në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 33.908, numri i pacientëve të shëruar është 21.665, numri i të vdekurve është 1.049, ndërsa numri i rasteve aktive është 11.194./Telegrafi/