Site icon Telegrafi

Regjistrohen 41 raste të reja, humbin jetën 3 pacientë në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 1.024 testime janë regjistruar 41 raste të reja me COVID-19.

Prej rasteve të reja 31 janë në Shkup, Kavadar 4, Negotinë 2, Kumanovë, Prilep, Tetovë dhe Shtip 1, ndërsa nga 41 rastet e reja, 10 prej tyre janë ri infektime.

Po ashtu ka pasur edhe 457 pacientë të shëruar dhe tre të tjerë kanë humbur jetën.

Kujtojmë se që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 306.711 raste të reja, ndërsa prej tyre 295.914 janë shëruar dhe 9.231 persona kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 1.566./Telegrafi/

Exit mobile version