Site icon Telegrafi

Regjistrohen 29 viktima dhe 1.069 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 3.012 teste, ndërsa janë regjistruar 1.069 raste të reja me COVID-19, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në Shkup-489, Kumanovë-60, Dibër-3, Shtip-42, Prilep-81, Tetovë-36, Strugë-36, Veles-36, Manastir-37, Ohër-41, Kavadar-37, Gostivar-42, Gjevgjeli-9, Strumicë-30, Kriva Pallankë-13, Radovish-4, Krushev-2, Koçan-10, Probishtip-1, Demir Hisar-2, Makedonski Brod-5, Berov-3, Vallandov-3, Vinic-2, Dellçev-7, Kratovë-1, Sveti Nikollë-6, Kërçovë-10, Resnjë-3, Negotin-18.

Instituti i Shëndetit Publik regjistron 1.242 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

29 njerëz vdiqën, shtatë pacientë nga Shkupi (82, 67, 78 83, 70, 66 dhe 56), tre nga Kumanova (63, 78 dhe 62), katër nga Prilepi (73, 65, 76 dhe 59), një pacient nga Tetova (62), dy nga Manastiri (66 dhe 85), një nga Kavadari (76), katër pacientë nga Gostivari (69, 69, 70 dhe 58), tre nga Gjevgjelia (73, 75 dhe 71), dy nga Strumica (63 dhe 77), një pacient nga Radovishi (67) dhe një nga Negotina (60).

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me coronavirus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 62.945./Telegrafi/

Exit mobile version