Telegrafi

Regjistrohen 26 raste të reja me kollën e keqe në RMV

26 raste të reja me kollën e keqe janë regjistruar në RMV gjatë javës së kaluar, në periudhën 12-18 korrik, që është rënie prej 35.4 për qind krahasuar me javën e kaluar.

Shumica e të infektuarve, ose gjithsej 10, janë në Shkup, shtatë në Kumanovë, dy raste janë në Kratovë dhe Tetovë dhe nga një rast është raportuar në Gjevgjeli, Negotinë, Kërçovë, Manastir dhe Kriva Pallankë. Të sapo infektuarit janë të moshës nga tre muaj deri në 70 vjeç dhe shumica e tyre deri në katër vjeç.

Nga 26 rastet e reja, siç bëjnë të ditur Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), dy janë shtruar në spital.

Për sa i përket statusit të vaksinimit të të sëmurëve, pesë persona janë të vaksinuar plotësisht, katër janë të vaksinuar sipas moshës së tyre dhe 17 persona janë të pavaksinuar plotësisht, të pavaksinuar ose me status të panjohur vaksinimi.

Sipas ISHP-së, deri më 18 korrik, në vend janë regjistruar gjithsej 931 raste të reja me kollën e keqe me incidencë prej 50.7/100 mijë banorë, që paraqet një rritje disafish të numrit të të sëmurëve krahasuar me pesë vitet e fundit,

Për sa i përket gjinisë së pacientëve, raporti i ISHP-së tregon se 428 persona janë meshkuj dhe 503 femra.