Site icon Telegrafi

Regjistrohen 138 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga 1.621 testime janë regjistruar 138 raste të reja me coronavirus.

Prej rasteve të reja 47 janë në Shkup, 17 në Kumanovë, 10 në Dibër, 16 në Shtip, nga dy në Tetovë dhe Prilep, nga 5 në Veles dhe Manastir, Ohër 2, Kavadar 1, Gostivar 10, Kriva Pallankë 1, Koçani 5, Probishtip 1, Demir Hisar 1, Makedonski Brod 6, Vinicë 2, Kratovë 1, Kërçovë 3 dhe Resnjë 1, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se kanë humbur jetën shtatë pacientë. Dy nga Shkupi (64 dhe 67 vjet), paciente nga Makedonski Bord (53), paciente nga Kërçova (41), pacient nga Manastiri (27), pacient nga Dibra (78) dhe një pacient nga Shtipi (64).

Që nga fillimi i epidemisë në Maqedoni nga coronavirusi janë diagnostifikuar 10.891. Numri i pacientëve të shëruar është 6.698, numri i të vdekurve është 493, ndërsa momentalisht raste aktive në vend ka 3.700./Telegrafi/

Exit mobile version