Ministria e Shëndetësisë njoftoi se sipas të dhënave të ISHP-së, gjatë 24 orëve të fundit nga 2.303 testime, janë regjistruar 137 raste me COVID-19.
Prej rasteve të reja 61 janë në Shkup, Manastir – 39, Shtip – 7, Kërçovë – 5, Kavadar, Resnjë dhe Berovë – 3, Prilep, Tetovë, Ohër, Gjevgjeli dhe Sveti. Nikollë – 2, Kumanovë, Veles, Gostivar, Koçan, Struga dhe Vinicë – nga 1.
Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 85 të shëruar dhe 2 të tjerë kanë humbur jetën.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë regjistruar 309.571 raste me COVID-19, ndërsa prej tyre 299.738 janë shëruar dhe 9.280 kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 553 raste aktive./Telegrafi/