Gjatë javës së kaluar (28 janar deri 3 shkurt) janë regjistruar 1252 persona të prekur nga gripi, që është rritje e dyfishtë e numrit të të sëmurëve në krahasim me javën paraprake, kur ishin regjistruar 643 persona të sëmurë.
Instituti për Shëndet Publik thekson se pritet rritje e numrit të të sëmurëve gjatë javëve të ardhshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Më 5 shkurt një 25-vjeçare nga Ohri ka ndërruar jetë në Klinikën për Anestezi, Reanimacion dhe Mjekim Intensiv në Shkup, për shkak të komplikimeve nga gripi. Më 6 shkurt, një vajzë tjetër 5-vjeçare nga Shkupi, ka ndërruar jetë në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve për shkak të komplikimeve të shkaktuara nga gripi”, tha Zharko Karaxhovski nga ISHP.
Ai tha se numri i përgjithshëm i të prekurve nga gripi këtë sezon është 4125. Ndërsa në krahasim me sezonin e kaluar është për 24.7 për qind më i vogël, kur ishin regjistruar 5479 raste./Telegrafi/