Telegrafi

Regjistrohen 119 deputetë të Legjislaturës VII të Kuvendit

Pas certifikimit të zgjedhjeve të 6 tetorit, tashmë në Kuvendin e Kosovë ka filluar edhe regjistrimi i deputetëve të legjislaturës së VII të Kuvendit.

Sipas një njoftimi për media deri tash janë regjistruar 119 deputetë.

“119 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës të Legjislaturës VII, kanë përfunduar procedurën e regjistrimit të Kuvend, sipas kalendarit të përcaktuar nga administrata.

Deputeti Rasim Demiri, i cili nuk i është nënshtruar këtij procesi gjatë kësaj jave, do të regjistrohet gjatë ditëve të ardhshme”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/