Telegrafi

Regjistrohen 1.861 raste të reja në Maqedoni, humbin jetën 27 persona

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 5.446 teste, janë regjistruar 1.861 raste të reja me coronavirus.

Prej rasteve të reja 908 janë në Shkup, 115 në Manastir, 100 në Kavadar, 88 Kumanovë, Tetovë 75, Prilep 69, Veles 54, Strumicë 50, Gostivar 45, Ohër 41, Shtip 37, Gjevgjeli 34, Negotinë 32, Sveti Nikole 23, Kërçovë 22, Strugë dhe Resnjë 20, Radovish 18, Koçani dhe Kriva Pallanka 16, Vallandovë 15, Dellçevë 11, Bogdanci 9, Vinicë, Makedonska Kameica, Demir Kapi dhe Pehçevë 5, Berovë, Dibër dhe Makedonski Bord 4, Probishtip dhe Demir Hisar 3, 2 në Kratovë dhe Krushevë dhe 1 në Dojran.

Po ashtu janë regjistruar edhe 7.273 pacientë të shëruar dhe 27 të tjerë kanë humbur jetën. Nga gjithsej 1.861 raste, 242 janë riinfekime.

Kujtojmë se nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 263.206, ndërsa prej tyre 238.452 janë shëruar dhe 8.312 kanë humbur jetën./Telegrafi/