Site icon Telegrafi

Regjistrohen 1.288 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë sot njoftoi se në 24 orët e fundit janë bërë 3.349 testime dhe janë regjistruar 1.288 raste të reja me COVID-19.

Prej rasteve të reja 570 janë në Shkup, 57 Kumanovë, Dibër 8, Shtip 44, Tetovë 56, Strugë 28, Veles 32, Manastir 53, Ohër 30, Kavadar 30, Gostivar 85, Gjevjeli 21, Strumicë 34, Kërçvë 22 etk.

Nga Ministria e Shëndetësisë kumtojnë se Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 1.078 pacientë të shëruar dhe 39 pacientë të vdekur.

Prej 39 vdekjeve, 16 janë nga Shkupi, dy nga Kumanova, nga një në Dibër dhe Shtip, tre nga Prilepi, katër nga Tetova, dy nga dy në Strugë, Veles, Kërçovë dhe Ohër si dhe nga një në Strumicë, Demir Hisar, Berovë dhe Negotino.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë infektuar 57.451 pacientë me coronavirus, ku prej tyre 34.970 janë shëruar dhe 1.600 kanë humbur jetën, ndërsa numri i rasteve aktive mbete 20.881./Telegrafi/

Exit mobile version