Ministria Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2.553 testime dhe janë regjistruar 1.112 raste të reja me coronavirus.
Prej rasteve të reja 321 janë në Shkup, Kumanovë 69, Dibër 10, Shtip 38, Prilep 77, Tetovë 79, Strugë dhe Veles 44, Manastir 65, Ohër 36, Kavadar 26, Gostivar 60, Gjevgjeli 19, Strumicë 35, Kërçvë 12 dhe qytete tjera, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sot Institui për Shëndet Publik regjistroi 709 pacientë të shëruar, ndërsa 24 të tjerë humbën jetën. Prej pacientëve të vdekur, 4 janë nga Shkupi, një nga Kumanva, një nga Shtipi, tre nga Prilepi, dy nga Tetova, dy nga Velesi, 5 nga Manastiri, një nga Ohri, një nga Kriva Pallankë, një nga Krusheva, një nga Koçani, një nga Makedonski Brod dhe një nga Vinica.
Momentalisht në Maqedoni ka 20.866 të infektuar me COVID-19./Telegrafi/