Site icon Telegrafi

Regjistrimi i popullsisë, qytetarët insistojnë të figurojë përkatësia etnike (Video)

Përveç partive politike, grafikoni për përkatësi etnike i shqetëson edhe qytetarët. Shumica prej tyre, që u pyetën nga TV21, janë të mendimit se përkatësia etnike mund të hiqet nga lista për regjistrimin e popullsisë kur do të hiqen edhe caktim dispozitat kushtetuese sipas përqindjes.

“Regjistrimi i popullsisë nuk është i plotë nëse grafikoni që përcakton etninë hiqet. Problemi është identiteti që e përcaktoj gjuhën e 20%? Si do ta bëjnë këtë nëse në regjistrimin e popullsisë nuk ka pyetje për përkatësinë etnike”, thonë qytetarët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Regjistrimi i popullsisë, LSDM kundër përkatësisë etnike

Ndërkaq LSDM u deklarua kundër figurimit të përkatësisë etnike të qytetarëve gjatë regjistrimit të vitit 2020. Të gjithë partitë tjera, përfshirë këtu edhe OBRM-PDUKM dhe partitë politike shqiptare janë që të figurojë përkatësia etnike gjatë regjistrimit./Telegrafi/

 

Exit mobile version