Site icon Telegrafi

Regjistrimi i popullsisë, Prishtina dhe Fushë Kosova me familjet më të vogla – mesatarja katër anëtarë

Numri i popullsisë në Kosovë, sipas procesit të regjistrimit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në vitin 2024 është 1,589,659 banorë është .

Nga numri i përgjithshëm i banorëve 795,046 janë meshkuj dhe 791,614 femra.

Këto shifra përfshijnë vetëm banorët vendorë dhe jo diasporën.

Nga gjithsej 38 komuna të Kosovës, nëntë prej tyre kishin rritje të popullsisë, 29 të tjera kishin zvogëlim të numrit të popullsisë.

Krahasuar me vitin 2011 kur u bë regjistrimi paraprak i popullsisë, ndryshime janë vërejtur edhe në numrin mesatar të anëtarëve në familje.

Mesatarja e banorëve për një familje sipas rezultateve të regjistrimit është 4.5 banorë.

Lexo po ashtu Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë

Edhe pse më i vogël sesa në vitin 2011, ky numër, 4.5, mbetet ende më i lartë se në shumicën e vendeve të rajonit dhe botës.

Komuna e Mamushës është e para sa i përket numrit të anëtarëve për familje (7.3 anëtarë për familje).

Lexo po ashtu Regjistrimi i popullsisë, në Prishtinë mbi 30 për qind e banesave dhe shtëpive janë të pabanuara

Malisheva është komuna e dytë sa i përket madhësisë së familjeve me një mesatare prej 5.4 anëtarësh.

Edhe komuna e Hanit të Elezit dhe ajo e Shtimes kanë familje që jetojnë  në bashkësi me një mesatare prej 5.3 respektivisht 5.1 banorë për familje.

Me familje që mesatarisht kanë 4.9 banorë pasojnë komunat e Podujevës, Drenasit dhe Skenderajt.

Kryeqyteti Prishtina, ashtu si edhe Fushë Kosova dhe Kamenica janë komunat ku familjet kanë më së paku banorë, respektivisht 4 banorë për familje.

Komunat tjera kanë një mesatare nga 4.3 – 4.8 banorë për familje.

Një trend i tillë i zvogëlimit të ekonomive familjare është vërejtur edhe në Shqipëri, ku së voni janë publikuar të dhënat e regjistrimit të popullsisë që është bërë gjatë vitit të kaluar.

Njëjtë si në Shqipëri, edhe në Kosovë vërehet një trend i plakjes së popullsisë. Megjithatë, mosha mesatare në Kosovë – tani 34.3 vjeç – mbetet ende dukshëm më e ulët sesa në Shqipëri, ku është 42.5 vjeç./Telegrafi/

Exit mobile version