Site icon Telegrafi

Regjistrimi i popullsisë në Shqipëri, 37.5% e çifteve shqiptare nuk kanë fëmijë

1/3 e familjeve shqiptare nuk kanë fëmijë. Të dhënat zyrtare të regjistrimit të popullsisë tregojnë se 37,5 % e familjeve janë pa fëmijë.

E sipas sociologëve, një nga faktorët kryesore është rritja e moshës së femrave për ardhjen në jetë të fëmijës së parë.

“Në vendin tonë ashtu si në vendet e zhvilluara lindja e fëmijës së parë bëhet në një moshë edhe më të avancuar. Edhe është shtyrë gati me 10 vite mosha e fëmijës së parë. Tashmë piramida e shoqërisë do ketë formë tjetër dhe kjo duhet të na shqetësojë të gjithëve. Do kemi më shumë shpenzime për fëmijën e parë sepse këto fëmijë që nuk vijnë në moshë të re që është nënë vjen me kosto të shtuar për nënën dhe babain për një fëmijë të shëndetshëm në një moshë të avancuar”, thotë sociologia Erisa Dhamo.

Faktorë të tjerë sipas sociologëve janë edhe mbështetja për familjet e reja.

E sipas tyre në rastin e bonusit të bebes kjo ndihmë financiare duhej të zgjerohej.

“Kemi një vonesë në futjen e tregut të punës për gratë, vendimarrja për fëmijë spostohet. Kemi disa nisma që duhen lavdërurar, janë banesat për familjet e reja por jo të gjithë kanë akses në to, bonusi i bebes, kjo pagesë duhet të ishte dyfish ndaj familjeve në nevojë. Duhej të shoqërohej dhe më pak të higjienës sanitare”.

Familjet shqiptare kanë sot një madhësi prej 3.2 anëtarësh. E thënë ndryshe një çift zgjedh të sjellë në jetë vetëm një fëmijë. Ulja e lindshmërisë në vendin tonë ka sjellë plakje të popullsisë me ritme të shpejta. /Tv Klan

Exit mobile version