Në Kosovë sot ka nisur regjistrimi i popullsisë, proces ky që do të zgjasë deri më datë 17 maj. E, qytetarët që nuk marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë do të dënohen nga 20 deri në 2000 euro.
Kështu ka ritheksuar drejtori i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, gjatë një takimi me kryetarët e komunave, transmeton Telegrafi.
“Regjistrimi është obligim, qytetarët që nuk marrin pjesë do të dënohen nga 20 deri në 2000 euro”, tha ai.
Tutje, ai ka deklaruar se kërkohet angazhim maksimal për regjistrimin e popullsisë.
“Kërkoj mbështetje nga ju, sepse qëllimi i regjistrimit është që asnjë banor të mos mbetet pa u regjistruar. Regjistrimi do të bëhet nga dita e marte deri në të dielën. Kjo vjen nga përvoja e vendeve tjera… E hënë është ditë pushimi, sepse kanë nevojë regjistruesit për një ditë pushim”, ka potencuar ai.
Kastrati po ashtu ka kërkuar mbështetjen e kryetarëve për këtë proces./Telegrafi/