Site icon Telegrafi

Regjistrimi i pasurisë së komunës së Prishtinës, Zogaj: Janë regjistruar mbi 1200 artikuj të ndryshëm

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka thënë se për dy muaj ka përfunduar procesi për regjistrimin e pasurisë së Komunës së Prishtinës gjatë këtyre dy muajve të fundit.

Zogaj thotë se janë regjistruar mbi 120,000 artikuj të ndryshëm.

“Një falënderim i veçantë për ekipin e jashtëzakonshëm që ka punuar pa u lodhur për regjistrimin e pasurisë së Komunës së Prishtinës gjatë këtyre dy muajve të fundit. Me përkushtim dhe profesionalizëm, kanë arritur të regjistrojnë mbi 120,000 artikuj të ndryshëm, duke i dhënë transparencës dhe menaxhimit të mirë një standard të ri në qytetin tonë”, ka pohuar ai.

Tutje, ai thekson se “ky është një hap i rëndësishëm për forcimin e llogaridhënies dhe përmbushjen e obligimeve tona ndaj qytetarëve të Prishtinës”.

“Respekt dhe mirënjohje për punën tuaj të shkëlqyeshme”./Telegrafi/

Exit mobile version