Në periudhën e industrializimit të shoqërisë, zhvillimit të vazhdueshëm të shpejtë të shkencës e teknologjisë së informacionit dhe krijimit të tregut të përbashkët global, regjistrimi i markës tregtare mbart një rëndësi të veçantë.
Çdo biznes apo shoqëri që zotëron një markë tregtare gëzon njëkohësisht të drejtat që rrjedhin prej saj. Po çka në të vërtetë përfaqësojnë market tregtare?
7 Ditë me Panxhën ka realizuar një storie në lidhje me këtë temë.
Avokati Urim Vokshi ka thënë se shoqëria apo subjekte tregtare të veçanta shpeshherë nënvlerësojnë ose nuk i kushtojnë rëndësinë e duhur regjistrimit të objekteve të pronësisë industriale duke mos regjistruar si markë tregtare shenjat dalluese që ato përdorin gjatë veprimtarisë së tyre tregtare.
Por a mundet një markë tregtare e regjistruar të jetë objekt mbi të cilin mund të vendoset pengu?