Site icon Telegrafi

Regjistri Qendror do të fshij 8000 firma të ndryshme në Maqedoni

Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë ka përgatitur një listë fshirje me emrat e 8000 firmave të vendit, të cilat nuk i kanë plotësuar obligimet ligjore deri në fund të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.

Në listë për fshirje janë firma të ndryshme si: ambulanta, tregtarë me shumicë dhe pakicë, transportues, furra buke, sallone për mobilje, autoservise, kiosqe, butiqe, lulishte, taksista, operatorë kabllovik, etj.

Sipas rregulloreve ligjore, këtyre kompanive u jept afat një vjeçar për të nisur procedura falimentimi ose të likuidojnë firmën, në të kundërtën do të fshihen nga Regjistri Qendror./Telegrafi/

Exit mobile version