Telegrafi

Regjistri Qendror i Maqedonisë: Nuk është e vërtetë se ka keqpërdorime në zgjedhjet brenda LSM-së

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë prej sot udhëhiqet nga Darko Dimovski. Ky ndryshim erdhi pas terrorit të ushtruar nga të punësuarit e sigurimit të këtij institucioni që për disa orë e penguan ndryshimin.

Me vendimin në dorë, Dimovski edhe pse tentoi u ndalua të futet në zyrën e LSM-së. Pas ngjarjeve që ndodhën u thye xhami i derës hyrse, me çka intervenoi edhe policia, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në pretendimet e ish-kryetarit Zhivko Mitrevski se ka parregullsi në këtë vendim, është përgjigjur Regjistri Qendror i Maqedonisë që ka thënë ”Vendimi është dhënë nga minitrja Milla Carovska më 4 gusht. Në bazë të këtij vendimi, duke respektuar nenin 13 të ligjit për sistemit njësportelësh, informojmë se zgjedhjen e Dimovskit e vlerësojmë si ligjore. ” përfundojnë nga Regjistri Qendror i Maqedonisë. /Telegrafi/