Telegrafi

Regjisori tregon të vërtetën nëse Sharon Stone kishte të brendshme në skenën e filmit “Basic Instict”(Video)

Ishte viti 1992, kur bota e kinemasë mbajti frymën nga ajo skenë.

Sharon Stone, e veshur në të bardhë, në atë kohë 34 vjeç, hap këmbët në një karrige. A ishte vërtet pa mbathje?

Në një intervistë për revistën ‘Playboy’, regjisori Paul Verhoeven i jep fund misterit.

“Po, aty shihet vagjina e Sharon Stone. Nuk ka pasur dublante, as mbathje me ngjyrën e lëkurës. Gjithçka natyrale. Ideja për realizimin e kësaj skene erdhi gjatë një darke. Sharon Stone pranoi menjëherë, tha regjisori.