Gjatë provave në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë (TKM) në Shkup, ka vdekur papritmas regjisori i njohur slloven, Tomazh Pandur, 52 vjeç.
Ai në skenën e TKM-së i nisi provat përgatitore për shfaqjen e dramës ”Mbreti Lir” nga William Shakespeare.
Tomazh Pandur, i cili nga Maribori i Sllovenisë u shpërngul në Madrid të Spanjës, është regjisor i njohur evropian, kurse shfaqjet e tij më të njohura janë ”Sheherzada”, ”Kompania elektrike Teslla”, ”Fjalori Hazar”, ”Hamleti” dhe ”Medeja”.