Site icon Telegrafi

Regjisori Selami Taraku befasohet këndshëm nga vajza e tij Morena për ditëlindje (Foto/Video)

Regjisori i njohur Selami Taraku ka festuar sot (e premte) ditëlindjen e tij të 66-të.

Me këtë rast ai ka marrë shumë urime të veçanta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e tij.

Vajza e tij, këngëtarja dhe modelja e njohur Morena Taraku, e lidhur shumë me të atin, ka menduar që t’i bëjë një befasi shumë të veçantë më të shtrenjtit të saj.

Lexo po ashtu Morena Taraku mashkullit të jetës: Gjithçka që më duhet je ti (Foto)

Ata kanë udhëtuar sot së bashku drejt Tiranës për të festuar një ditëlindje të zakonshme, por në fakt ishte Morena ajo e cila kishte “kurdisur” një festë shumë të këndshme surprizë në hotel “Plaza”.

Këtë festë ajo dhe dy vëllezërit e saj ia bënë befasi babait të tyre, ndërsa ai i emocionuar me zor nxirrte fjalët, kështu të paktën tregojnë imazhet e publikuara nga Morena në rrjetet sociale.

Bukuroshja Taraku ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram Story çdo detaj nga festa. Një ditëlindje ku torta me qirinj, tullumbacet, dhe trëndafilat e kuq për elegancë nuk munguan, ishte festa perfekte e përgatitur për regjisorin e njohur. /Telegrafi/

Exit mobile version