Site icon Telegrafi

Regjisori Oliver Stone zbulon se ka marrë vaksinën ruse Sputnik V për t’u mbrojtur nga COVID-19

Oliver Stone (Foto: Invision/AP)

Oliver Stone thuhet se ka marrë vaksinën ruse për t’u mbrojtur nga virusi COVID-19.

Regjisori fitues i “Oscar” tha për Channel One të Rusisë në një video të marrë nga Associated Press: “Kam marrë një vaksinë, po”.

“Nuk e di nëse do të funksionojë”, shpjegoi 74 vjeçari. “Kam dëgjuar gjëra të mira në lidhje me vaksinën ruse”.

Foto: YouTube

Stone vazhdoi: “Unë duhet të bëj një të dytë në rreth 45 ditë apo më shumë. Unë duhet të kthehem”.

Ai shtoi se është ‘me shpresë’ se do të funksionojë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Oliver Stone

Oliver aktualisht është në Rusi duke xhiruar një dokumentar mbi ndryshimin e klimës.

Moscow Times raportoi se 320,000 doza të vaksinës (të quajtur Sputnik V) janë shpërndarë. Të parët në radhë ishin njerëzit me gjendje shëndetësore me rrezik më të lartë.

Sidoqoftë, Newsweek raportoi se Sputnik V mund të jetë i dëmshëm për individët që janë mbi moshën 60 vjeçe.

Diku tjetër në intervistën e tij, producenti amerikan deklaroi se ai nuk beson se Rusia dhe Kina janë armiq të Amerikës. /Telegrafi/

Exit mobile version